Me shfaqjen e temperaturave shumë të larta të ajrit në rajonin e gjerë të Pollogut, ndër të tjera, është rritur ndjeshëm rreziku nga zjarret, veçanërisht në fusha dhe pyje. Për këtë arsye, SPB-Tetovë apelon tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë punës apo lëvizjes në mjedise ​​të hapura, të mos hedhin cigare të pa shuara, të mos ndezin “zjarre pikniku”, por edhe të mos djegin kufijtë, megjet dhe kallamishtet në fusha.

“Turistët këshillohen që kur përgatisin skarë të mos i lënë të pa shuara mbetjet e prushit që përdorin, sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për ndezjen e zjarrit me dëme materiale të paparashikueshme dhe pasoja të tjera, si dhe të mos i lënë në ambiente të hapura objekte prej qelqi, e cila nëse ekspozohet për një kohë të gjatë në rrezet e forta të diellit mund të shkaktojë zjarr.

SPB-Tetovë rikujton se shkaktimi i zjarrit me dashje ose nga pakujdesia ligjërisht sanksionohet me dënime me burgim të cilat varësisht nga lloji dhe pasojat përfundimtare variojnë nga 6 muaj deri në 5 vjet, gjegjësisht deri në 8 vjet nëse bëhet fjalë për zjarr në pyll të përmasave më të mëdha.

Në koordinim me shërbimet tjera, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë në periudhën e ardhshme do ta forcojnë prezencën e tyre në zonë, para së gjithash në vendet e piknikut më të vizituara, si dhe në pyje”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post SPB-Tetovë u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes nëpër pyje dhe të mos hedhin mbeturina appeared first on Telegrafi.