SPB Tetovë: Qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit të ngrohjes, rriten mundësitë për shpërthim të zjarreve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë edhe një herë apelon qytetarët që gjatë sezonit të ngrohjes që tashmë të filluar, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, për arsye se do të rriten shumë mundësitë e shpërthimit të zjarrit, para së gjithash për shkak të ndikimit njerëzor, neglizhencës, instalime elektrike me defekte dhe të ngarkuara nëpër ojekte ose oxhaqe të papastruara në kohë.

“Udhëzohen qytetarët që të mos i lënë ndezur ngrohëset kur dalin nga shtëpia apo ambientet e biznesit për një kohë të gjatë, sidomos ngrohëset, kondicionerët apo kotelet me dru, sepse mjafton një shkëndijë e vogël, që të përhapet në zjarr me përmasa të mëdha ku mund të shkaktiohen pasoja të rrënda materijale dhe tjera, veçanërisht në ndërtesat e banimit, ku zjarret janë shumë më të vështira për t’u lokalizuar”.

“Për arsye se në shumë prej objekteve të banimit të zonës, sidomos në ato më të vjetrat, mungojnë mjetet e fikjes së zjarrit ose ato ekzistuese janë jofunksionale, kurse qasja deri tek ato është e vështirë, kryesisht për shkak të ndërtimeve apo pengesave të tjera. Këshillohet që të paktën dy herë në vit të pastrohen oxhaqet dhe të mos mbingarkohen instalimet duke ndezur njëkohësisht disa pajisje elektrike”, thonë nga SPB Tetovë.

Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës bën me dije se shkaktimi i zjarrit është vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për të cilin sipas nenit 288 të Kodit Penal është paraparë dënim me burg prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Advertisement

SPB Tetovë: Qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit të ngrohjes, rriten mundësitë për shpërthim të zjarreve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy