Angellov: Mundësitë për shuarjen e zjarreve janë të kufizuara, qytetarët të kenë kujdes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në këtë moment është në zjarr aktiv, i cili është vënë nën kontroll të plotë edhe atë në rajonin e Komunës së Likovës, më saktë në pyjet e Karadakut të Shkupit, informoi u.d. drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp.

Ai tha se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjashtë zjarre më të mëdha aktive në qiell të hapur, ndërsa në dhjetë ditët e fundit ka pasur mbi 20 zjarre në qiell të hapur edhe në komunat Çashkë, Makedonski Brod, negotinë, Miravc të Gjevgjelisë.

“Shkaqet më të shpeshta për paraqitjen e zjarreve, është faktori njeri dhe prandaj u bëri apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe ta respektojnë ndalesën e pjesshme për lëvizje në pyje, të mos ndezin zjarre, zgara dhe të mos hedhin mbetjet e cigareve në vende të hapura”, tha Angellov.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i denoncojnë zjarret nëse i vërejnë diku në numrin 195 në QMK ose në 193 në Njësitin e Zjarrfikësve.

Advertisement

Sipas Angellovit, mundësitë për shuarjen e zjarreve janë të kufizuara dhe sqaroi se në cilën mënyrë shuhen zjarret nën qiell të hapur, me ç’rast informoi se fillimisht të zotuar për përgjigje janë Pyjet nacionale, prej ku kanë ekipe të tyre për shuarjen e zjarreve pyjore, si edhe Parqet nacionale të cilat obligohen, nënvizoi, të kenë ekipe të tyre në parqet e tyre por edhe në NP Parqe dhe gjelbërime në Shkup e cila ekonomizon me pyjet Vodno, Gazi Babë dhe Parkun e Qytetit dhe ngjashëm… Më pas janë njësitet territoriale të zjarrfikësve të vetëqeverisjes lokale, ndërsa në Shkup brigada për mbrojtje zjarrfikëse.

Ai gjithashtu u bëri thirrje edhe të gjithë kryetarëve të komunave të kujdesen që njësiti i tyre territorial dhe ekipet, të cilat obligohen me ligj që t’i kenë, t’i përforcojnë edhe me pajisje por edhe me numër, që të mund ta ofrojnë përgjigjen e parë gjatë paraqitjes së zjarreve më serioze në qiell të hapur ose zjarre pyjore.

Angellov: Mundësitë për shuarjen e zjarreve janë të kufizuara, qytetarët të kenë kujdes shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy