Specializantët privat në Maqedoni në protestë për paga më të larta dhe rregullim të statusit të punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Specializantët privat sot në orën 11 do të mbajnë protesta të qeta para Ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën për rritje të kompensimit mujor, sigurimin shëndetësor dhe rregullimin e statusit të punës, paralajmëroi Shoqata e mjekëve specializantë.

Siç informojnë nga Shoqata, kërkesat e tyre deri tek ministri i Shëndetësisë me rritjen e kompensimit mujor i cili, siç theksojnë tani është 26.000 denarë në nivelin e pagës mesatare momentale në vend dhe harmonizimi i mëtutjeshëm i pagës së tyre me pagën mesatare në vend.

Shoqata kërkon që të gjithë specializantët privatë të marrin sigurim shëndetësor dhe t’ju rregullohet statusi i punës, sepse siç paralajmërojnë, për momentin llogariten si persona të papunë, me marrëveshjen në vepër, pa stazh gjatë gjashtë viteve të specializimit.

Specializantët privat në Maqedoni në protestë për paga më të larta dhe rregullim të statusit të punës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy