Spitali “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup mbetet pa rrymë, moti i ligë dëmton rrjetin energjetik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Spitali i qytetit të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit” ka ngelur pa rrymë elektrike, pas motit të ligë që e kaploi qytetin sot padite. Pa rrymë kanë mbetur edhe banorët e Qendrës dhe lagjeve përreth, të cilat furnizohen me rrymë nga transfostacioni Jug-nova.

Sipas informacioneve të para, bubullima e ka goditur përçuesin dhe e ka dëmtuar rrjetin energjetik, ndërsa nga EVN thonë se punojnë për të rregulluar dëmin dhe rikthyer energjinë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Spitali “Shën Naumi i Ohrid” thonë se janë në terr, ndërsa të punësuarit mundohen të mbajnë në qetësi, pacientët të cilët presin në korridoret e spitalit, ose që janë në dhomat spitalore.

“Për fat të mirë ne kemi agregat për të siguruar funksionim normal të Departamentit për kujdes intensiv dhe reanimacion dhe të sallave për operacione. Jemi lajmëruar në EVN dhe na thanë se pas gjysmë ore ose një orë do të kemi rrymë. Saktësisht tanik, korridoret janë në terr, por shpresojmë që problemi të zgjidhet”, thanë për A1on, nga Spitali “Shën Naumi i Ohrit”.

Advertisement

Ndërsa nga EVN thanë se së bashku me MEPSO-n punojnë për të zbuluar defektin dhe për rregullimin e të njëjtit./Telegrafi/

Spitali “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup mbetet pa rrymë, moti i ligë dëmton rrjetin energjetik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy