SPM: Të punësuarit në shërbimet e sigurisë të vaksinohen në fazën e parë ose të dytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Të punësuarit në MPB, Agjencinë për Siguri Kombëtare, Drejtorinë e Policisë Financiare dhe Agjencinë e Zbulimit, të jenë ndër të parët që do të vaksinohen për imunizim nda coronavirusit”.

Këtë e kërkoi sot Sindikata e Policisë së Maqedonisë, prej ku kanë dërguar letër me shkrim deri tek kryeministri Zoran Zaev, ministrat Venko Filipçe dhe Oliver Spasovski, dhe drejtorët Eroll Musliu, Viktor Dimovski dhe Arafat Muaremi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i sindikatës Marjan Kicev, tha se në emër të 8500 anëtarëve kërkon që të punësuarit në këto institucione në vaksinohen në fazën e parë ose të dytë, për shkak të aktiviteteve të përditshme në punën e tyre për menaxhim me pandeminë.

Sipas sindikatës, kjo kërkesë del nga fakti që të punësuarit në shërbimet e sigurisë, janë ndër më të rëndësishme në periudhën e pandemisë./Telegrafi/

Advertisement

SPM: Të punësuarit në shërbimet e sigurisë të vaksinohen në fazën e parë ose të dytë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy