Bullgaria është e hapur për dialog aktiv dhe ditët e fundit është bërë gjithçka e mundur nga pala bullgare, si dhe nga Maqedonia e Veriut, për të ndërtuar një atmosferë pozitive dhe për të rivendosur besimin në marrëdhëniet dypalëshe, tha Ministri i Jashtëm bullgar Svetlan Stoev në takimin në Sofje me homologu i tij çek Jakub Kulhanek.

Stoev gjithashtu tha se në lidhje me Maqedoninë e Veriut kanë vazhdimësi të plotë në pozicionin e tyre dhe se për Bullgarinë është thelbësore të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të marrin garancitë e nevojshme për përmbushjen e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë.

“Ne presim një përgjigje konstruktive nga fqinji ynë më i afërt për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, e cila do të kontribuojë në sigurinë dhe prosperitetin jo vetëm të dy vendeve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, tha Stoev.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm çek tha se Praga po bën përpjekje për të zhbllokuar procesin e zgjerimit dhe për të treguar se një e ardhme e përbashkët evropiane është realiste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai u zotua të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur./Telegrafi/

Stoev: Bullgaria ka bërë gjithçka, presim përgjigje konstruktive nga Maqedonia e Veriut shkruan Telegrafi.