Stojanoska: OBRM-PDUKM do të propozojë emra për qeveri teknike, por nuk do të votojë për të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska sonte theksoi se LSDM-ja në vitin 2016 nuk i ka votuar emrat e saj të propozuar për Qeverinë teknike.

“Një pjesë e përbërjes së kaluar parlamentare, nga e cila sot janë deputetë aktualë, nuk kanë votuar fare në vitin 2016. Pjesa e sallës ku atëherë ishin ulur deputetët opozitarë të LSD-së dhe nuk i kanë votuar propozimet e tyre, pastaj Oliver Spasovski dhe mendoj Frosina Remenski, është bosh.

Nëse i përmbahemi ligjit apo parimeve dhe pikëpamjeve, OBRM-PDUKM nuk do të tërhiqet nga ajo që tha. Ne sugjeruam gjithashtu që të mos ketë fare qeveri teknike, pra të duhen bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor, kjo nuk ndodhi dhe pikërisht për këtë, duke respektuar ligjin, do të propozojmë emrat tanë, por askund në ligj nuk shkruan se është obligim që deputetët e opozitës të votojnë për qeverinë teknike”, tha Stojanoska në “TV24”.

Ajo shtoi se OBRM-PDUKM do të propozojë emra për qeveri teknike dhe ka besim tek ata.

Advertisement

“Ne nuk do të votojmë për një qeveri të cilës i imponohet kryeministri”, theksoi Stojanoska.

Ajo theksoi se BDI po merr vendime, ndërsa LSDM hesht dhe respekton./Telegrafi/

Stojanoska: OBRM-PDUKM do të propozojë emra për qeveri teknike, por nuk do të votojë për të shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy