Stojanovski: Borxhi në Komunën e Tetovës do të rritet, ka shpenzime të panevojshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bartësi i listës së LSDM-së në qytetin e Tetovës, Gligorie Stojanovski, në një emision televiziv tha se kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami është ankuar ndaj ish-kryetares se ka pasur punësime joreale dhe mbipunësime në objektin e komunës, ndërsa tani ai vetë po e vazhdon të njejtin trend.

Stojanovski në Tv21 tha se për punë në institucione komunale kryetari ka kontraktuar njerëzit e tij të afërt.

“Njerës të partisë së Kasamit punësohen në vende publike, njerëz nga rrethi i tij i afërt. Mendoj se borxhi i komunës do të rritet sepse ka shumë shpenzime jo reale, të panevojshme dhe paratë po shpenzohen në mënyrë jo transparente”, thotë Stojanovski.

Stojanovski thotë zgjidhja e vetme e një problematike të tillë ngelet vetëm grumbullimi i taksave komunale.

Advertisement

Kujtojmë se Tetova do të votoj më 20 gusht për këshillin komunal, pasi i njejti u shpërbë muaj më parë.

 

Stojanovski: Borxhi në Komunën e Tetovës do të rritet, ka shpenzime të panevojshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy