Struga e mbushur me turistë, kërkohen më shumë hapësira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bregdeti i Strugës, plazhet, pazari janë mbushur me turistë këto ditë. Tradicionalisht rreth festës së Ilindenit riviera është e mbushur me mysafirë nga vendi dhe jashtë vendit, por si gjithmonë në Strugë më të shumtët janë punëtorët mërgimtarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të numrit të madh të turistëve dhe kthimit të punëtorëve emigrantë, puna e Ambulancës është dyfishuar. Numri më i madh i intervenimeve ka qenë për shkak të kolabsit të shkaktuara nga moti i nxehtë”, njoftojnë nga Ambulanca e Strugës.

Kapacitetet hotelierike janë të mbushura plotësisht dhe kërkohen më shumë shtretër edhe në akomodimin privat. Kryetari i Shoqatës së Hotelierëve, Krste Bllazheski thotë se kanë mysafirë nga e gjithë bota.

“Është e pamundur të thuhet se cilët të ftuar janë më të shumtët. Janë holandezët, të ftuar nga Polonia, Turqia, fqinjët… Këtë vit ka edhe shumë mysafirë nga diaspora, sepse nuk ishin kthyer për një kohë të gjatë për shkak të koronës”, theksoi Blazeski.

Advertisement

Krahas kulmit të sezonit turistik, i cili zgjat deri në mesin e gushtit, ai pret plotësimin e plotë të kapaciteteve hotelierike edhe muajin shtator.

Përkundër turmave, gjendja e sigurisë në rajonin e Sektorit të Punëve të Brendshme të Strugës, sipas zëdhënësit të SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski, është stabile.

“Janë regjistruar raste të rralla të shkeljes së rendit dhe qetësisë publike, por më e rëndësishmja është që autorët menjëherë të ndalohen dhe kundër tyre në bashkëpunim me prokurorin publik të ngrihen kallëzime përkatëse”, tha Dimoski për AIM-n.

Niveli i ulët i vetëdijes tek disa qytetarë dhe vizitorë lë edhe një imazh të keq në qytet me mbeturina të shpërndara, shkatërrim të pajisjeve urbane, për të cilat ndërmarrja publike “Komunalja” vazhdimisht apelon për ndërgjegje dhe mos prishjen e imazhit të Strugës./Telegrafi/

Advertisement

Struga e mbushur me turistë, kërkohen më shumë hapësira shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy