minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Struganët mbetën sërish pa ujë të pastër për pije - Struga.info


Struganët mbetën sërish pa ujë të pastër për pije

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e Strugës nuk ishin në gjendje të pinin ujë nga ujësjellësi i qytetit për gati një javë.

Reshjet e dendura të shiut i turbulluan burimet pranë Belicës së Epërme, nga ku qyteti dhe disa nga vendbanimet furnizoheshin me ujë.

Analizat e Qendrës së Shëndetit Publik treguan turbullimin e ujit, dukshëm më të madh se sa që parashihet.

“Uji është i pasigurt për shëndetin së pari, sepse turbullimi vjen nga toka, nga vetë fundi, vetë burimet, por uji i turbullt mund të përmbajë edhe mikroorganizma patogjenë, si dhe substanca toksike kimike, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut”, u shpreh Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër.

Advertisement

Me pothuajse çdo shi më të madh, Struga përballet me këtë problem dhe struganët detyrohen të blejnë ujë. Nga Ujësjellësi i Strugës thonë se ata e kanë gjetur problemin.

“Për kaq shumë kohë i njëjti problem vazhdon dhe zvarritet vite me radhë. Unë jam këtu për njëzet vjet e flas të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës. Apelojmë nëpërmjet shoqatave, drejtpërsëdrejti pranë institucioneve përgjegjëse, te vetëqeverisjet vendore”, tha Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër.

Kur uji u ndot gjithashtu dy vjet më parë, nga Ujësjellësi thanë se ishte rënë dakord me kompaninë, pronare e hidrocentralit, për ta zgjidhur problemin, por në vend të kësaj, struganët ende paguajnë çmimin pasi mbeten pa ujë të pastër. / Alsat.mk

The post Struganët mbetën sërish pa ujë të pastër për pije appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy