Në rrugën lokale për në fshatin Bogojci, një shofer ka tentuar të godasë dy policë, pasi policia e ka urdhëruar përmes sinjalistikës që ai të ndaloj.

“Rreth orës 11:20 të ditës së djeshme, në rrugën lokale për fshatin Bogojci të Strugës, policia e Stacionit Policor Veleshtë i ka dhënë shenjë ndalimi mjetit të pasagjerëve “Opel Frontera”, pa tabela, i cili ka qenë i ngarkuar me dru dhe në të cilën ndodheshin dy persona. Pasi drejtuesi i mjetit nuk është ndaluar, ai ka tentuar ti godasë me veturë dy punonjësit e policisë”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja shtuan se nuk ka të lënduar, ndërsa ekipi për çështje kriminale Strugë ka bërë kontroll në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Strugë: Shoferi tentoi ti përplas me veturë dy policë sepse i dhanë urdhër për ndalim shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";