38 vjeçari nga Ohri përplas me veturë të miturin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më datë 27 Maj 2022 në ora 20.55 është raportuar se në Ohër në rrugën “Dame Gruev”, automjeti i pasagjerëve “Ford”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga shoferi me inicialet T.T (38 vjeçar) nga Ohri, ka goditur një këmbësor të mitur poashtu nga Ohri.

Pasojat e aksidentit tek i mituri i kanë konstatuar mjekët në Spitalin e specializuar “Shën Erasmo” në Ohër, ku i aksidentuari ka rezultuar me lëndime të rënda.

Kontrolli në vendgjarjen e aksidentit është kryer nga ekipi inspektues nga Sektori për Punë të Brendshme – Ohër.

38 vjeçari nga Ohri përplas me veturë të miturin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy