Vetura përplas 57 vjeçarin nga Shkupi, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 57 vjeçar nga Shkupi është lënduar rëndë pasi është përplasur nga një veturë e cila është larguar nga vendi i aksidentit, njofton policia e Shkupit.

Gjegjësisht, mbrëmë në ora 22.50 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se në rrugën “Orce Nikolov” një veturë e udhëtarëve ka goditur personin me iniciale S.S (57 vjeçar) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.S të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

“Në vendngjarje është kryer inspektim dhe po bëhet dokumentimi i plotë i rastit”, thonë nga MPB.

Advertisement

Vetura përplas 57 vjeçarin nga Shkupi, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy