Studentët nga Maqedonia të pakënaqur me kushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Studentët në konviktet studentore nuk kanë akomodim dhe ushqim adekuat dhe masat për zhvillimin e standardit studentor nuk janë të mjaftueshme, thuhet në raportin e fundit të Entit Shtetëror të Revizionit.

Instituti ka kryer edhe një hulumtim për gjendjen e konvikteve të studentëve, kështu që në shkallën nga një deri në pesë, gjithsej 286 studentë e kanë vlerësuar ushqimin me 2.6.

Vlerësimi për higjienën është 2.4, dhe kushtet teknike 1.6. Revizorët kanë konstatuar gjithashtu se nuk ka regjistër të krijuar të konvikteve të studentëve, gjë që ndikon negativisht në zbatimin e procedurave të akomodimit të studentëve. Verifikimi që duhet të bëhet nga MASH para se të nisë puna për konviktet e studentëve, nuk është bërë për të gjithë.

Në Raport, vëzhgimet kryesore kanë të bëjnë me standardin e dobët të studentëve, zvogëlimi i kapaciteteve të akomodimit dhe dobësitë në sistemin e dhënies së bursave. Revizorët kanë konstatuar dobësi edhe në pagesën e ushqimit të studentëve.

Advertisement

Studentët nga Maqedonia të pakënaqur me kushtet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy