Sulmohen personat të cilët shpërndanin materiale propagandistike në Debreshë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e fshatit Debresh u sulmua sot herët në mëngjes për shkak se kanë shpërndarë materiale propagandistik në të gjithë fshatin, thonë nga Prokuroria Publike.

“Herët në mëngjes, u raportua një ngjarje që ndodhi në orën 03:20. Kryetari i bashkësisë lokale nga fshati Debreshë raportoi një shkelje të heshtjes parazgjedhore nga dy persona nga fshati Debreshë. Personat në një makinë shpërndanin fletushka propagandistike të një prej koalicioneve në të gjithë fshatin, gjatë së cilës ata u vunë re dhe u sulmuan fizikisht nga një person tjetër”, thonë nga Prokuroria.

Njëri nga personat që shpërndante materiale propagandistike u transferua në Qendrën e Urgjencës – Gostivar. Të gjithë ata që janë përfshirë janë aktualisht në stacionin policor, ndërsa po punohet për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Sulmohen personat të cilët shpërndanin materiale propagandistike në Debreshë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy