Sulmohet fizikisht kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është sulmuar fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB thonë se sipas raportimit, Ibraimi është sulmuar nga disa persona.

“Më 13.09.2022, në ora 09:46 në SPB-Shkup, kryetari i Komunës së Haraçinës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Sulmohet fizikisht kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy