Sot në poligonin ushtarak, Krivollak do të mbahet një konferencë për stërvitjen “Swift Response 22”, e cila do të fillojë këtë fundjavë dhe që është stërvitja më e madhe e realizuar ndonjëherë në vend.

“Stërvitja është e një rëndësie të veçantë për Ushtrinë tonë në drejtim të shkëmbimit të njohurive, aftësive, eksperiencave dhe rritjes së ndërveprueshmërit për të punuar së bashku me Forcat e Armatosura Aleate në kryerjen e këtij lloj operacioni, si dhe demonstrimin e aftësive të Poligonit Ushtarak “Krivollak” për kryerjen e këtyre ushtrimeve”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Siç theksojnë ata, në konferencë do të prezantohen të gjitha mundësitë për pasqyrim mediatik të stërvitjes, ndërsa mediat do të informohen më në detaje për qëllimin dhe pjesëmarrësit e stërvitjes.

Pas konferencës, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Rachel Galloway do të japin deklarata për media.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takim me gazetarët në “Krivollak” për stërvitjen e ardhshme “Swift Response 22” shkruan Telegrafi.