Armata e Maqedonisë fillon aktivitetet përgatitore për stërvitjen “Swift Response 22”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot fillojnë aktivitetet për arritje të personelit dhe mjeteve të nevojshme materiale për stërvitjen “Swift Response 22”.

Siç kumtuan nga Shtatmadhoria e Armatës, fillon transporti i parë më i madh i materialeve të nevojshme ushtarake përmes rrugës tokësore dhe ajrore, të cilat do të zhvillojnë në mënyrë periodike deri në përfundimin e stërvitjes 31.05.2022.

“Pjesa e stërvitjes, që do të zhvillohet në shtetin tonë do të përbëhet nga aktivitete në hapësirën ajrore me performimin e uljeve me parashutë dhe aktiviteteve në terren me pjesëmarrjen e më shumë se 4000 ushtarëve nga Armatat e tetë vendeve (SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Greqia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut)”.

“Lëvizjet dhe transporti për shkak të pjesëmarrjes të stërvitjes janë miratuar me vendim prej 32 seanca të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe janë tërësisht të koordinuara me institucionet kompetente konform procedurave të caktuara”, thuhet në kumtesë.

Advertisement

Stërvitja “Swift Response 22” është në kuadër të e fushatës së stërvitjeve “DEFENDER EUROPE 22” të cilat kryhen rregullisht çdo vit në tokën evropiane dhe organizohen nga Komanda e Forcave të armatosura të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë “USAREUR-AF”. Një pjesë e procesit të planifikimit për stërvitjen “Swift Response 22” e zhvilluar gjatë vitit 2021, është realizuar në vendin tonë.

Kjo është stërvitja më e madhe shumëkombëshe në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri më tani dhe e vetmja që nga pavarësia e vendit në të cilën do të realizohen ulje ajrore në këtë vëllim.

Armata e Maqedonisë fillon aktivitetet përgatitore për stërvitjen “Swift Response 22” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy