Talat Xhaferi ende nuk ka njoftuar për konstituimin e Kuvendit të ri të RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi nuk e ka dërguar ende raportimin te shefi i shtetit, Stevo Pendarovski, për formimin e kuvendit, me çka do të fillonte afati i dhënies së mandatit.

Në lidhje me këtë, Xhaferi ka folur per TV21, duke u shprehur se nuk mund të konsiderohet se është konstituuar kuvendi, nëse nuk është zgjedhur kryekuvendari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas nenit 90 të Kushtetutës, kryetari është i obliguar që në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i kuvendit, t’ia jep mandatin për krijimin e Qeverisë kandidatit që ka shumicë në kuvend.

Mirëpo, një gjë e këtillë nuk ka ndodhur ende. Një gjë pritet të ndodh në ditët në vijim, ndërsa ende nuk ka një parti e cila ka siguruar numrin e mjaftueshëm të nevojshëm për ta marrë mandatin./Telegrafi/

Advertisement

Talat Xhaferi ende nuk ka njoftuar për konstituimin e Kuvendit të ri të RMV-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy