Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të RMV-së

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, njofton se kryetari Talat Xhaferi e ka dorëzuar dorëheqjen, në pajtim me ligjin për Qeveri teknike.

“Ju njoftojmë se sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi dorëheqje në funksion në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit”.

Lexo po ashtu
Dimitar Kovaçevski dorëzoi dorëheqjen nga pozita e kryeministrit

Advertisement

“Njëherazi, njoftojmë se e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar më 26 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, sot më herët edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje pasi të dielën duhet të votohet qeveria e re, e cila do të ketë mandat 100 ditor. Kryeministër i kësaj Qeverie do të jetë Talat Xhaferi./Telegrafi/

Advertisement

 

Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të RMV-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy