Talat Xhaferi pret në takim ambasadorin e ri të Kosovës, Florian Qehaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi njofton se sot ka mirëpritur ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në vendin tonë Florian Qehaja, me të cilin biseduar për marrëdhëniet bilaterale në mes të dyja vendeve.

“Në takimin protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T dr. Florian Qehaja e përurova për emërimin dhe i urova sukses gjatë mandatit i bindur se bashkëpunimi i frytshëm me Ambasadën e Kosovës do të vazhdojë me intensitet akoma më të madh.

Me Qehajën u dakorduam, se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve fqinje do të vazhdojë të avancohet me intensitet të pazvogëluar me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, lidhjes infrastrukturore dhe integrimeve euroatlantike”, shkruan Xhaferi në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Talat Xhaferi pret në takim ambasadorin e ri të Kosovës, Florian Qehaja shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy