Talev: Trotinetët vendin e kanë në trotuare dhe jo në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga pranvera e deri në fund të vjeshtës Tetova është e stërmbushur me motoçikleta. Në shumicën e rasteve drejtuesit janë të rinj në moshë, madje ka edhe që ngasin pa leje të vozitjes dhe regjistrim të mjetit. Kjo shpesh çon në fatkeqësi trafiku. Komandanti i policisë rrugore të Tetovës, Zorançe Talev thotë se falë masave më të rrepta, situata është përmirësuar dukshëm.

“Për këtë kategori të pjesëmarrësve për ne me rëndësi ka siguria e tyre, ka dënim apo nuk ka dënim, këta si dhe këmbësorët janë kategoria më e ndjeshme në komunikacion, pasi që nuk kanë kokore, nuk kanë pajisje mbrojtëse, në të shumtën e rasteve i drejtojnë fëmijë të vegjël, pa leje të vozitjes, pa vërtetim, i shmangen dhe regjistrimit e që është shumë e vogël dhe në shumicën rasteve këto motorë i marrim, nëse nuk është regjistruar më shumë se 6 muaj dhe i mbajmë 90 ditë në stacion”, tha Zorançe Talev, komandat i Policisë Rrugore Tetovë.

Telev bën apel tek prindërit që mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të ngasin në këtë mënyrë, pasi që pasojat mund të jenë të rënda.

“Edhe prindërit nuk janë të vetëdijshëm se çfarë pasojash kanë nëse i lejojnë fëmijët në trafik shpesh dhe ju e dini se ka pasur aksident edhe me pasoja vdekjeprurëse, me lëndime të rënda trupore por edhe thyerje, më shumë në kokë. Për këtë shkak apeli ynë është që fillimisht të mbrojnë veten e më pas t’i rregullojnë të gjitha dokumentet, vërtetim ose leje të vozitjes, ta regjistrojnë dhe t’I respektojnë të gjitha rregullat”, tha Talev.

Advertisement

Një kategori e re në komunikacion janë trotinetët elektrikë.

“Trotuaret janë vend ku ata do të duhet të lëvizin, rrugët janë të ndaluara për ta dhe përvoja që e kemi, e shihini edhe ju, ata sillen si me qenë motorë, parakalojnë, hyjnë përmes veturave dhe rrezikojnë veten, e para nuk kanë zhurmë, e dyta vozisin vetëm para edhe nuk kanë pasqyrë edhe fokusi jonë në të ardhmen do të jetë aty”, shtoi Talev.

Gjatë vitit 2021, 400 dënime janë shqiptuar për mos mbajtjes së helmetës, për mos regjistrim më shumë se 6 muaj janë konfiskuar 60 motorë, ndërsa për vozitje pa leje janë shqiptuar 400 dënime./TV21/

Talev: Trotinetët vendin e kanë në trotuare dhe jo në rrugë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy