Taravari: Aleanca në zgjedhjet e ardhshme nuk do të shkojë me lista të përbashkëta me BDI-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimi i fundit i kryesisë së partisë politike Aleanca për Shqiptarët (ASH) është të kandidojë i pavarur në zgjedhjet e ardhshme.

Kështu deklaroi sot lideri i ASH-së, Arben Taravari, në pyetjen e një gazetari për ofertën e Ali Ahmetit që Aleanca dhe BDI të dalin me lista të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme.

“Tani për tani, vendimi i fundit i kryesisë së partisë është të shkojmë në zgjedhje në mënyrë të pavarur. Por, ky vendim duhet të kalojë edhe në kuvendin qendror që do të mbahet deri në fund të këtij viti, diku në dhjetor. Definitivisht, Aleanca për Shqiptarët nuk do të shkojë me BDI-në me lista të përbashkëta dhe këtë ia kam përsëritur Ahmetit në mbledhjen e fundit. Ne po përgatitemi për një performancë të pavarur dhe po mobilizojmë anëtarësinë. Ky është qëndrimi im dhe i kryesisë dhe nëse do të ndryshojë do të bëhet e qartë pas një seance të organit më të lartë të partisë”, tha Taravari.

Për akuzat se krijon përçarje dhe ringjall ide që nuk i sjellin një të ardhme të mirë vendit, Taravari përmendi se si politikan ka të drejtë të mendojë dhe të artikulojë zgjidhje dhe një nga opsionet e mundshme është miratimi i amendamenteve kushtetuese.

Advertisement

“Plotësisht pajtohem me presidentin Pendarovski kur thotë se na duhet një kushtetutë e re dhe të ridefinojmë veten si shoqëri. Është shumë e rëndësishme që ne të sigurojmë një të ardhme më të mirë dhe prosperitet”, thotë Taravari. /Telergafi/

Taravari: Aleanca në zgjedhjet e ardhshme nuk do të shkojë me lista të përbashkëta me BDI-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy