Taravari dhe Osmani dënojnë arrestimin e gazetarit Furkan Saliu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taravari dhe Osmani dënojnë arrestimin e gazetarit Furkan Saliu

Arben Taravari dhe Bujar Osmani, dy kandidatët për presidentnë vend, kanë reaguar pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu.

Taravari, ka shprehur keqardhjen e tij në një postim në Facebook, ku ka dënuar hapur arrestimin e Saliut, duke theksuar se ai është bërë në kushte të zbatimit të profesionit të tij gazetaresk, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.
Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij.
Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit:
Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep!
Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin!”, shkruan Taravari në Facebook.

Ndërkaq, Osmani ka shprehur një qëndrim të ngjashëm në lidhje me veprimin ndaj gazetarit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Advertisement

“Dënoj veprimin e sotëm ndaj gazetarit Furkan Saliu dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij. Liria e shprehjes është kryefjala e çdo shoqërie demokratike”, shkruan Osmani,

Lexo po ashtu
Arrestohet gazetari Furkan Saliu, reagon SHGM

Advertisement

Kjo ngjarje ka shkaktuar debat të ndryshme në opinionin publik, duke thelluar diskutimet për lirinë e shtypit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në vend. /Telegrafi/

Taravari dhe Osmani dënojnë arrestimin e gazetarit Furkan Saliu shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy