Taravari ende nuk ka vendos nëse do të drejtojë me Ministrinë e Shëndetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesit e koalicionit “VLEN” nisën t’i konfirmojnë shkrimet në media për ndarjen e resorëve në Qeverinë e ardhshme. Sipas informacioneve jozyrtare, koalicioni “VLEN” do të udhëheqë gjashtë ministri – për ekonominë, mjedisin jetësor, shëndetësinë, për sistemin politik, punën dhe politikë sociale, si dhe do të ketë edhe ministër pa resor. Pjesë e negociatave është edhe Sekretariati për Çështjet Evropiane. Në një prononcim për Alsat, Arben Taravari nga “VLEN-i” thotë se shumica e shkrimeve janë të vërteta, por ia lë mandatarit të ardhshëm që ta shpallë zyrtarisht përbërjen e Qeverisë së ardhshme. Ai bën të ditur se së shpejti do të vendos nëse do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ende nuk kam një vendim definitiv, është rrotulluar dhe është e vërtetë se ka pasur ofertë që të jem ministër I shëndetësisë, por unë ende jam duke zhvilluar bisedime me strukturat partiake, por edhe me njerëzit të cilët I kam në komunë, me të cilët kemi bashkëvepruar, por gjithashtu edhe me njerëz të rëndësishëm që gjithnjë na kanë ndihmuar në proceset zgjedhore komunale në Gostivar. Kështuqë nuk kam një vendim definitiv, do ta mendoj mirë dhe besoj se për dy tre ditë do ta sjell vendimin definitiv, ku planifikoj të vazhdoj”, tha Arben Taravari – Koalicioni “VLEN”.

Jozyrtarisht pjesë e marrëveshjes është edhe pozita e kryetarit të Kuvendit, pozitë që me gjasë do t’i takojë Afrim Gashit. “VLEN” do të ketë edhe pesë zëvendësministra, në Ministrinë e Bujqësisë, Kulturës, Arsimit, Mbrojtjes, Transportit dhe Lidhjeve, si dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Koalicioni do të propozojë gjithashtu pesë sekretarë shtetëror.

“Unë s’dua ta them pa mos u bërë publike prej mandatarit mendoj se nuk është e ndershme. Besoj se e keni parë nëpër shumë medium janë rrotulluar ministritë e caktuara, pozicionet e caktuara, flas për eshallonin e parë dhe të dytë dhe mund të them me plot përgjegjësi, se shumica e atyre informatave, janë me siguri informata të brifuara prej partive politike, mund edhe të vlenit edhe të OBRM-PDUKM-së. Domethënë mund të them se 90 përqind të pozicioneve janë ato që është shkruar“, shtoi Arben Taravari – Koalicioni “Vlen”.

Advertisement

Ndërkohë, VMRO-DPMNE ka vazhduar negociatat për përbërjen e Qeverisë së ardhshme me partinë e Maksim Dimitrievskit. Mbrëmë vonë Lëvizja “ZNAM” njoftoi se përfaqësuesit e dy partive kanë mbajtur takim ku janë diskutuar objektivat strategjike, parimet politike dhe platforma politike për bashkëpunim. Sot VMRO-DPMNE nuk ndau detaje për ndarjen e mundshme të resorëve dhe për kërkesat e “ZNAM”.

“Nuk ka ende marrëveshje përfundimtare. Ajo që mund të shpalos është se bisedat po zhvillohen në frymë pozitive”, tha Naum Stoilkovski – zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM, Koalicioni “Vlen” dhe Lëvizja “ZNAM” pritet të arrijnë marrëveshje përfundimtare deri të martën, kur është caktuar seanca konstituive e Kuvendit. Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor./Alsat.mk

The post Taravari ende nuk ka vendos nëse do të drejtojë me Ministrinë e Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy