Taravari: Jam krenar që dolëm nga Qeveria, jemi fituesit e zgjedhjeve në tetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aliu: Unë do të vazhdoj të jem pjesë e procesit që e nisëm së bashku me VLEN-in në këtë Qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook për daljen e ASH-së nga Qeveria, informon Telegrafi Maqedoni.

Taravari shkruan se ndihet krenar për vendimin, duke sqaruar se pavarësisht se disa individë tentojnë të duket ASH-ja e përçarë, aktualisht janë më të fortë se asnjëherë.

Lexo po ashtu
Aliu: Unë do të vazhdoj të jem pjesë e procesit që e nisëm së bashku me VLEN-in në këtë Qeveri

Advertisement

Reagimi i plotë:

“Të nderuar miq, kolegë, aktivistë, njerëz që ju njoh dhe nuk ju njoh drejpëtdrejt:

Advertisement

Jam krenar për secilin nga ju që jeni pjesë e Aleancës për Shqiptarët!

Jam krenar për të gjithë ju që qëndruat të fortë në daljen tonë nga Qeveria!

Kurse atyre që mundohen të na bëjnë të dukemi të përçarë ju them se- seriali juaj nuk ka sukses!

Ne jemi krenarisht më të fortë se asnjëherë!

Advertisement

Mos harroni:

Jemi Fituesit e Tetorit!”

Kujtojmë se reagimi i Taravarit erdhi pasi Azir Aliu nga ASH-Taravari u deklarua se do të qëndrojë në koalicionin VLEN edhe pse partia e tij vendosi të largohet nga qeveria. /Telegrafi/

Advertisement

The post Taravari: Jam krenar që dolëm nga Qeveria, jemi fituesit e zgjedhjeve në tetor appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy