Taravari: Kurti i mirëseardhur në të gjitha komunat dhe trojet shqiptare, përshëndes emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe drejtues i Gostivarit, Arben Taravari thotë se kallëzimet penale për kryetarët e Tetovës, Bilall Kasamin dhe atë të Çairit, Visar Ganiun, për pritjen e Albin Kurtit janë të panevojshme dhe vetëm faktorizojnë dy politikanët e gjobitur.

“Mendoj se nuk kishte nevojë aspak. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme për t’i faktorizuar. Në këtë mënyrë vetëm faktorizohen politikisht. Unë mendoj se s’ka as vepër, as asgjë tjetër për t’i thirrur në stacionet policore dhe mendoj se është e tepruar”, tha Taravari.

Taravari, ka komentuar për gazetën “Lajm”, vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë. Ai ka thënë se, Kurti është i mirëseardhur në të gjitha komunat shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

“Është i mirëseardhur çdokund. Mendoj se Kurti dhe Rama janë të mirëseardhur në të gjitha trojet shqiptare. E kam thënë edhe para disa ditëve, është normale ai e zgjedh agjendën e vet, ai është kryeministër i Kosovës dhe kudo që të shkojë, do të pritet në mënyrë të ngjashëm./Telegrafi/

Advertisement

Taravari: Kurti i mirëseardhur në të gjitha komunat dhe trojet shqiptare, përshëndes emërtimin e rrugës “Adem Demaçi” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy