Aleanca për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë.

Kryetari Arben Taravari tha se në këtë mbledhje do të diskutohet për aktualitetin politik, teksa shtoi se kuvendi qendror i partisë do të mbahet më 6 prill në qytetin e Gostivarit.

Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët nëse nuk garon së bashku me VLEN-in në zgjedhjet lokale, atëherë do të garojnë si të vetëm.

“ Kjo është mbledhje e kryesisë, parapërgaditje për kuvendin që do ta mbajmë më 6 prill në Gostivar. Unë e kam sqaru këto dita që temë kryesore kanë qenë listat. Unë kam insistuar që te jemi veç, mirëpo partitë e tjera kanë dasht të jemi bashkë. Aleanca për Shqiptarët nëse nuk del me VLEN-in bashkë, do të dal vet në zgjedhje, megjithatë do ta dëgjojmë zërin e qytetarëve dhe anëtarësisë”, tha Taravari. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Nëse jo me VLEN-in, atëherë ASH do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.