Taravari: OBRM-PDUKM-së i pengon kryeministri shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari komentoi kërkesën e OBRM-PDUKM-së për shfuqizimin e qeverisë teknike, shkruan TV21, përcjell Telegrafi. Taravari thotë tendenca e OBRM-PDUKM-së është më shumë të mos ketë kryeministër shqiptar.

“OBRM-PDUKM-së nuk e di pse u kujtohet çdo herë dy tre muaj para zgjedhjeve të parashtrojnë kështu pyetje. Kanë mundur ta ngrejnë si çështje para një apo dy viteve dhe mundeshim ta diskutojmë. Por tani tre katër muaj para zgjedhjeve, mua më duket paradoksale dhe tendencioze, mos e them pse. A duhet të kemi kryeministër shqiptar për 100 ditë? Ajo është marrëveshje mes BDI-së dhe LSDM-së, nëse ka një marrëveshje të atillë absolutisht po. Unë mendoj se tendenca e OBRM-PDUKM-së është më shumë të mos ketë kryeministër shqiptar sesa e ka te qeveria teknike. E ka te kryeministri shqiptar!”, tha Taravari.

Taravari: OBRM-PDUKM-së i pengon kryeministri shqiptar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy