Taravari prezanton platformën për garën presidenciale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taravari prezanton platformën për garën presidenciale

Në një konferencë të mbajtur së fundmi, Arben Taravari ka bërë të ditur qëllimet e tij dhe të partnerëve të tij politikë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, duke synuar të sjellë ndryshime të rëndësishme në sistemin politik dhe kushtetues të vendit, përcjell Telegrafi.

Taravari theksoi se platforma e tij presidenciale është e motivuar nga dy qëllime kryesore: së pari, të dërgojë për herë të parë një kandidat shqiptar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe, së dyti, të hapë debatin për rëndësinë dhe rolin e postit të presidentit në sistemin politik të Maqedonisë së Veriut.

“Ne jemi të vendosur të fuqizojmë demokracinë konsensuale në vend, duke u ndjekur linjat e mendimit të Arbën Xhaferit,” tha Taravari.

Advertisement

Ai shtoi se platforma e tij synon të përfshijë tre ndryshime të mëdha kushtetuese: futjen e bullgarëve dhe pakicave të tjera në Kushtetutë, heqjen e kriterit prej 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe zgjedhjen e presidentit nëpërmjet Kuvendit, jo me zgjedhje direkte.

Taravari bëri thirrje për mbështetje të gjerë nga komuniteti shqiptar dhe BDI-në, e cila ka një histori të mbështetjes së kandidatëve maqedonas me qëllim të promovimit të konsensualizmit.

“Tani kemi mundësinë të sigurojmë që njëri nga tre postet kryesore shtetërore të takojë automatikisht shqiptarëve, si kombi i dytë më i madh në Maqedoni,” tha ai.

Ju rikujtojmë se së fundmi është bërë e ditur se Taravari është paraqitur si kandidat për president nga opozita shqiptare. /Telegrafi

Advertisement

Lexo po ashtu
Taravari shpalli kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Taravari prezanton platformën për garën presidenciale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy