Të dhënat nga PISA janë alarmante, nxënësit në Maqedoni kanë sukses nën mesatare për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rezultatet nga testimi i PISA-s në Maqedoninë e Veriut kanë treguar shifra alarmante për suksesin e nxënësve.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për televizionin 21 ka deklaruar se nxënësit janë ranguar nën nivelin mesatar për Ballkanin Perëndimor.

“Hulumtimet e PISA-s tregojnë se nxënësit e Maqedonisë së Veriut suksesin e testimeve e kanë nën nivelin mesatar për Ballkanin Perëndimor të vendosur nga PISA. Shumica e nxënësve deri në moshën 19 vjeçare nuk e arrijnë dot as nivelin themelor të testimit”, tha ministri, Jeton Shaqiri përpara komisionit në kuvend.

PISA është testimi më i madh ndërkombëtar për cilësinë e arsimit në në botë. Si hulumtim zhvillohet që nga viti 2000, ndërsa operacionet zhvillohen në mbi 85 shtete në të gjithë botën.

Advertisement

Maqedonia përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më tani ka marrë pjesë në tre cikle: PISA2000, PISA2015, PISA2018.

Këtë vit ishte pjesëmarrja jonë e katërt në studim ndërsa zbatues është Qendra Shtetërore e Provimeve.

Të dhënat nga PISA janë alarmante, nxënësit në Maqedoni kanë sukses nën mesatare për Ballkanin Perëndimor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy