Të gjithë rrugët e Maqedonisë së Veriut janë të kalueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në aksin rrugor A2 Shën Nikollë-Milladinovski në 10km para Milladinovskit, për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni është rikahëzuar vetëm në një korsi në gjatësi prej 150 metrave. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim përkatës rrugor. Pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandojmë vozitje të kujdesshme.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Aksi rrugor Ohër-Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë, është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve, nga 15.11.2021 deri më 01.04.2021. Nga ana e Ohrit, komunikacioni do të zhvillohet deri tek vendi Koritë.

Advertisement

Nga 15.11.2021 filloi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2021.

Në drejtimin rrugor A2 Strugë – Qafë Thanë, nga pompa e benzinës OKTA deri në dalje të f. Frangovë afër vendit Uji i Mirë, për shkak të dëmtimeve në rrugë, shpejtësia kufizohet në 40 km/h.

STRABAG AG njofton se nga data 24.08.2021, për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në rrugën eksprese A4 Shtip-Radovish, nga ora 17:00 komunikacioni në pjesën Buçim-Radovish, do të realizohet nëpërmjet rrugës paralele me shpejtësi të kufizuar prej 30-60 km/orë. Rikahëzimi do të bëhet për shkak të kryerjes së punëve të asfaltimit në pjesën e njëjtë të rrugës kryesore.

Strabag AG njofton se në bazë të Lejes për ndryshim të regjimit të trafikut në rrugën shtetërore A1 aksi Veles – Negotinë, për ndërtim të kryqëzimit Gradsko si pjesë e autostradës A1 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më 22.07.2021, në aksin e përmendur më parë do të kryhen punë ndërtimore dhe në 12 muajt e ardhshme do të zbatohet ndryshim i regjimit të trafikut.

Advertisement

DGT Zhikol i njofton të gjithë shoferët se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në aksin rrugor Milladinovc-Sveti Nikollë-Shtip gjegjësisht seksioni Kadrifakovë dhe Preod, për shkak të ndërtimit të pikëpagesave na data 06.05.2021 komunikacioni zhvillohet sipas regjimit të lejuar kohor.

DG Beton SHA – Shkup njofton se po realizohen punime ndërtimore për rehabilitim me zgjerim të Rrugës Shtetërore A1, seksioni Petrovec – Katlanovë (korsia majtas dhe djathtas), përkatësisht nga km. 37 + 046.94 deri në km. 41 + 798.92 në drejtim nga Petroveci në Katllanovë dhe nga 23 + 271.08 në 28 + 460.76 në drejtim nga Katllanova në Petrovec. Në vendin e realizimit të punimeve ndërtimore zhvillohet regjim i përkohshëm i komunikacionit me sinjale të duhura të komunikacionit. Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje.

Në drejtimin rrugor A2 Kërçovë –Ohër, për shkak të punëve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.

Të gjithë rrugët e Maqedonisë së Veriut janë të kalueshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy