minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
”Të gjithë së bashku do të vrapojmë për Koçanin”, me këtë slogan do të shënohet Dita e Evropës në RMV - Struga.info


”Të gjithë së bashku do të vrapojmë për Koçanin”, me këtë slogan do të shënohet Dita e Evropës në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë vit delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Europe House do të shënojnë “Ditën e Evropës: me organizimin e garës humanitare për të prekurit nga tragjedia e Koçanit.

Më 25 maj do të vrapojmë një të njëjtën kohë në 7 qytete – Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, me një qëllim të vetëm: t’ia zgjasim dorën Koçanit.

“TË GJITHË PËR KOÇANIN – VRAPOJMË SË BASHKU!” është iniciativa humanitare në të cilën mund të marrë pjesë çdokush, pavarësisht moshën apo përgatitjes fizike. Garat janë të destinuara për të gjithë: vrapues rekreativë, atletë, amatorë, të rinj dhe të moshuar, sepse nuk bëhet fjalë për kilometra, por për solidaritet.

Paraqitja është e hapur dhe mund të bëhet përmes platformës https://sitezakocani.mk, ku çdokush që është i interesuar mund të zgjedhë një qytet dhe të bëhet pjesë e garës më të rëndësishme këtë vit. Të gjitha mjetet e mbledhura nga pagesat e regjistrimit do të dhurohen përmes Kryqit të Kuq, i cili do t’i drejtojë ato për komunitetin në Koçan, duke siguruar që çdo donacion të shkojë aty ku është më i nevojshëm.

Advertisement

Më 25 maj, nuk do të vrapojmë për rezultate, as për shpërblime – do të vrapojmë për solidaritet dhe për vlerat që na definojnë si shoqëri dhe si komunitet.

Të gjithë për Koçanin – të vrapojmë së bashku! Bashkohuni me ne!

The post ”Të gjithë së bashku do të vrapojmë për Koçanin”, me këtë slogan do të shënohet Dita e Evropës në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy