“Pasi e mjata, përmes një peticioni, kundërshtoi Udhëzimet për mbajtjen e regjistrave të Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese vendosi të fillojë një procedurë të bazuar në të njëjtën gjë – duke u ndalur kështu në dëshirat e qeverisë etnotribaliste për të poshtëruar dhe nënshtruar kombin ndaj dëshirave secesioniste të partive neoballiste të minoritetit shqiptar”, tha e majta.

“Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi ta anulojë këtë Udhëzim, me të cilin vendimi ka fuqi prapavepruese, pra konsiderohet nga momenti i miratimit të aktit që anulohet.

“Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, përmes këtij akti ka tentuar të fusë dygjuhësinë dhe rubrikën për “kombësi” në certifikatat e reja të lindjes – në kundërshtim me të gjitha praktikat civilizuese dhe me qëllim të ndarjes së popullatës në Republikën e Maqedonisë. “ tha e majta.

“Kjo qeveri jopopullore e LSDM-së dhe BDI-së, në vend që të punojë në interes të kombit maqedonas, vazhdimisht ndërmerr hapa që çojnë në dezintegrim të mëtejshëm , me çka kombi maqedonas zbret në një nivel ku barazohet me përkatësinë etnike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E majta do të vazhdojë në luftën dhe vendosmërinë e saj për ruajtjen e identitetit dhe shtetit maqedonas duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”, thuhet në deklaratën e partive.

The post Të majtët: Gjykata Kushtetuese anuloi “deklaratat dygjuhëshe” me iniciativën tonë appeared first on Telegrafi.