Të punësuarit e Filarmonisë do të protestojnë para Qeverisë së RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e Filarmonisë ka paralajmëruar protestë të re për sot nga ora 14:00 para Qeverisë sepse ende nuk është ndryshuar vendimi për vendosjen e institucionit të dytë në objektin, i cili, siç thekson, është ndërtuar me qëllim për të vetmen orkestër simfonike në vend.

“Para disa javësh kërkuam takim me kryeministrin, por nga Qeveria as nuk iu përgjigjën kërkesës sonë dhe as nuk u angazhuan për ndryshimin e vendimit të dëmshëm. Të punësuarit do të protestojnë sot me instrumente, pavarësisht kushteve atmosferike, nën tenda, të cilat do të vendosen në rrugën para Qeverisë”, informon sindikata.

Shton edhe se protestat do të vazhdojnë “derisa shteti nuk e ndryshon vendimin ‘përkohësisht’ të vendosë edhe një institucioni tjetër në objektin e Filarmonisë”.

Të punësuarit e Filarmonisë do të protestojnë para Qeverisë së RMV-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy