Përballë poliklinikës së “Bit Pazarit” ka ndodhur një shkëmbim zjarri me armë, ndërsa një person ka mbetur i plagosur, njoftojnë nga MPB.

Personi i lënduar me plagë me armë zjarri është dërguar në spitalin “Naumi i Ohrit” në Shkup.

“Sot (07.02.2024) nga SPQ “Shën Naum i Ohrit” në SPB Shkup është raportuar se tek ta është sjellë P.P. (24) me plagë me armë zjarri në këmbë dhe, sipas raportimit, një person e ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup”.

“Sipas informacioneve fillestare në P.P. ka qëlluar R.Sh. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Të shtëna me armë në Shkup, plagoset një person appeared first on Telegrafi.