Të shtënat gjatë festës së VLEN-it në Llërcë, MPB: Punojmë për zbardhjen e rastit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, ku koalicioni VLEN fitoi mandatin e 14-të, gjatë festave partiake, sipas MPB-së janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri.

Njoftimi i MPB-së për këtë incident paszgjedhor erdhi të premten në orët e mbrëmjes, duke mos dhënë detaje se kush ka shtënë dhe nëse janë konfiskuar armë.

“Më 23.05.2024 në Stacionin Policor në Grupçin është denoncuar se pas përfundimit të procesit zgjedhor të rivotimit në Llërcë, më 22.05.2024, gjatë festës është shtënë me armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Incidente të këtilla ka patur edhe në ciklet paraprake zgjedhore, kurse në vitin 2021, pas zgjedhjeve lokale, u shënuan edhe në Çair.

Advertisement

Një nga kryerësit ishte zbuluar dhe dënuar duke pranuar fajin.

The post Të shtënat gjatë festës së VLEN-it në Llërcë, MPB: Punojmë për zbardhjen e rastit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy