Të shtunën Aleanca për Shqiptarët do të mbajë Kuvendin e partisë në Shkup ku do të konstatohet dorëheqja e Ziadin Selës. Nuk dihet emri i personit që do ta zëvendësojë Selën në cilësinë e ushtruesit të detyrës, por nga partia opozitare shqiptare thonë se për gjithçka do të vendos organi më i lart partiak.

“Në këtë Kuvend do të shqyrtohet dorëheqja e kryetarit Sela dhe do të diskutohet dhe do të do të sillen vendime për hapat e mëtejmë”, deklaroi Naim Bajrami, zëdhënës i ASH-së.

Në Kuvend do të diskutohet edhe dorëheqja e deputetes Ilire Dauti nga pozita e koordinatores së grupit parlamentar.

“ASH nuk bën filma. Bën veprimtari politike në përputhje me rregullat demokratike duke i zhvilluar dhe kultivuar që nga themelimi i saj dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ajo buron nga fryma jonë demokratike, mendësia dhe karakteri demokratik i kryetarit Sela. Të shtunën do të dihen saktë e mirë vendimet e Kuvendit të partisë”, tha Naim Bajrami, Zëdhënës i ASH-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sela më 20 gusht dha dorëheqja nga pozita e kreut të ASH-së si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës. Për herë të fundit, në pozitën e kreu të ASH-së Sela u zgjodh në Kongresin e 27 marsit.

Të shtunën ASH do të mbajë kuvendin e partisë, do të shqyrtohet dorëheqja e Ziadin Selës shkruan Telegrafi.