Tejkalohet pragu i grimcave PM10 në Manastir, Kavadar dhe Kumanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

U tejkalua pragu i alarmimit të grimcave PM 10, tregojnë vendet matëse Manastir 2, Kavadar dhe Kumanovë.

Sipas Qendrës Informative të Maqedonisë për Mjedis Jetësor pranë Ministrisë dikasteriale, për shkak të paralajmërimit të DPHM për shi dhe erë në ditët në vijim, nuk është shpallur hyrje në fuqi e masave afatshkurta.

“Gjatë shpalljes së tejkalimit të pragut të alarmit dhe hyrjes në fuqi të masave afatshkurta sipas Dekretit për ndryshime dhe plotësime të Dekretit për vlerat kufitare për nivele dhe lloje të substancave ndotëse në ajrin ambientues dhe pragjeve të alarmimit, merret parasysh edhe parashikimi i motit nga DPHM për ditën në vijim”.

“Pasi sipas parashikimit të motit të DPHM-së të marrë sot në mëngjes, para shpalljes së tejkalimit të pragut të alarmimit, pritet ndryshim i kushteve të motit – erë mesatare, deri e përforcuar dhe reshje, nuk është shpallur hyrje në fuqi e masave afatshkurta”, theksohet në kumtesë.

Advertisement

 

Tejkalohet pragu i grimcave PM10 në Manastir, Kavadar dhe Kumanovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy