Temperaturat, ndikim ndaj prodhimeve bujqësore në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimet klimatike kanë ndikim të madh në cilësinë dhe sasinë e prodhimeve bujqësore. Bujqit thonë se dëme më të mëdha pësojnë kajsitë. Destan Nexhipi, nga fshati Gërçec, thotë se banorët e këtij fshati, kultivojnë edhe pemë të shumëta, por më së shumti merren me perime, të cilat poashtu janë shumë të prekura nga kushtet klimatike. Nexhipi thotë se tani për tani si rrugëdalje e shohin shtyrjen e të mbjellave për disa javë.

“Kohën e fundit, që e marrim shembull kajsinë, nuk kemi fare, në tre vite vetëm një vit kemi fryte dhe kjo për fshatarët është një mungesë shumë e madhe. Këtu fshati ka më shumë kajsi, qershi, edhe krejt pemët, por kajsia është më e ndijshme. Ne kohën e fundit, kjo nxemja globale që është, ne mundohemi të vonohemi me të mbjellat. Për shembull ne gjithmonë kemi mbjellë në muajin prill, tash shkojmë në gjysmën e prillit, që t’i shmangemi, që mendojmë ne, e presim e vonojmë, që t’u shmangemi temperaturave që janë kohën e fundit, dhe mendoj se e menaxhojmë mirë”, tha Destan Nexhipi, bujk.

Agrometeorologët sqarojnë se temperaturat e larta në dimër, më së shumëti prekin frutat dhe vreshtat, veçanërisht frutat me bërthama që çelin të parat në pranverë.

“Tani për tani gjendja nuk është alarmante, por mund të jetë në periudhën e ardhshme, nëse vazhdojnë këto temperatura. Prej ngrohjeve dimërore ose ngrirjeve dimërore nuk kemi mundësi as që mund dikush të bëjë diçka që ta pengojë apo zbus këtë situatë. Ndoshta kur flasim për ngrirhjet e vona pranverore që të zbuten, por kjo është prej minus 1 dhe minus 2, por nëse bien temperaturat më shumë dhe bie borë, në një periudhë kur pemët kanë zënë fruta dhe në atë periudhë janë më të ndijshme ndaj temperaturave të ulëta, mendoj se nuk ka asnjë shpëtim”, tha Angelko Angeleski, agrometeorolog.

Advertisement

Sinoptikët theksojnë se stinët kanë lëvizur rreth një muaj nga kalendari stinorë që e kishim deri më tani dhe kjo është si rezultat i ngrohjes globale.

Temperaturat, ndikim ndaj prodhimeve bujqësore në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy