minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Tensione në mes Xhaferit dhe opozitës shqiptare gjatë seancës për shtyrjen e regjistrimit - Struga.info


Tensione në mes Xhaferit dhe opozitës shqiptare gjatë seancës për shtyrjen e regjistrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Propozim-ndryshimi i ligjit për regjistrim u rikthye në seancë plenare për votim përfundimtar para deputetëve. Shumë nga deputetët e opozitës shqiptare u paraqitën për të marrë fjalën, duke u nisur, siç thanë ata, nga rëndësia e ligjit.

Tensionimi i situatës solli kërkesën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për një pushim 1 orësh. Ligji nuk do të miratohet pa u shterur debati.

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, vonesën e tyre e arsyetoi me atë se nuk kanë arritur të gjejnë vend për parkim.

“Duhet të merrni parasysh faktin, se nuk kishte vende të parkimit. Deputetët u vonuan, sepse nuk kishin ku të parkoheshin. Këtë duhet ta rregulloni”, tha Rexhepi.

Advertisement

Ndërsa Talat Xhaferi, u tha se obligim i tyre është të vijnë një orë më herët në punë.

“Ejani një orë më herët. Dhe kjo nuk më intereson. Ju jeni të obliguar të vini më herët. Kurse sa i takon pauzës, nëse doni të hani ushqim, shkoni në shtëpi, nuk jam i obliguar të siguroj ushqim. Në ora 16:30 kthehemi në seancës”, tha Xhaferi.

The post Tensione në mes Xhaferit dhe opozitës shqiptare gjatë seancës për shtyrjen e regjistrimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy