Tërmet 5.8 në Detin Mesdhe, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet me magnitudë 5.8 ra në rajonin qendror të detit Mesdhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit, rreth 240 km në jug-perëndim të rajonit Methoni të Greqisë, ishte në një thellësi prej 10 km, tha EMSC. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Ky është tërmeti i dytë që godet Mesdheun këtë muaj, pasi më 2 maj, një tërmet me madhësi 6 ballë, goditi ishullin grek të Kretës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy