Tërmeti i mbrëmshëm në Durrës është ndjerë edhe në Tetovë dhe Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti i mbrëmshëm në Durrës është ndjerë edhe në Tetovë dhe Gostivar

Tërmet me intensitet prej dy deri tre shkallë sipas Shkallës makroseizmike evropiane, është regjistruar mbrëmë pas mesnate në 00:13, nga Rrjeti sizmologjik telemetrik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Durrës të Shqipërisë, 170 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Fuqia e tërmetit ka qenë 4.6 shkallë Rihter, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në pjesën perëndimore të vendit, gjegjësisht në Tetovë dhe Gostivar.

Sizmiologu Rexhep Koçi në një lidhje direkte për “Ora News” kërkoi të qetësojë qytetarët pasi nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi./Telegrafi/

Advertisement

Shpjegon sizmiologu: Tërmetet riaktivizohen por nuk kalojnë magnitudën 5

Advertisement

Tërmeti i mbrëmshëm në Durrës është ndjerë edhe në Tetovë dhe Gostivar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy