minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Tërmeti në Mal të Zi, dridhjet janë ndjerë disa qytete të Maqedonisë - Struga.info


Tërmeti në Mal të Zi, dridhjet janë ndjerë disa qytete të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti në Mal të Zi, dridhjet janë ndjerë disa qytete të Maqedonisë

Tërmeti me magnitudë 5.3 që goditi Malin e Zi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm është ndjerë edhe në pjesën veriore dhe jugperëndimore të Maqedonisë.

Sipas informacioneve nga Observatori Sizmologjik i Maqedonisë, tërmeti është ndjerë nga banorët e Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës, Ohrit, Strugës dhe Resnjës me intensitet prej tre deri në katër gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Lexo po ashtu
Gjithçka lëkundej brenda pompës së derivateve, nga tërmeti që goditi përgjatë vijës kufitare Mali i Zi-Bosnje e Hercegovinë

Advertisement

Me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në Shkup, Kumanovë dhe Veles.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Advertisement

Tërmeti është ndjerë në disa vende të Ballkanit dhe deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima në njerëz. Banorët e Malit të Zi thonë se u drodh për një kohë të gjatë dhe të gjithë u zgjuan. Tërmeti i fortë u pasua nga 30 tërmete të mëvonshme me intensitet më të ulët./Telegrafi/

The post Tërmeti në Mal të Zi, dridhjet janë ndjerë disa qytete të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy