Tërstena shkruan nga spitali: Jam mirë, Zoti t’i ruaj mjekët dhe infermieret

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mundësi dhe kampioni olimpik për mundje, Shaban Tërstena ka kaluar 15 ditë në Klinikën Infektive në Shkup, nga ku thotë se është më mirë dhe e shfrytëzon rastin për të falemnderuar stafin mjeksor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë jam akoma duke u trajtuar në një spital dhe sinqerisht i shoh me sytë e mi këta heronj të veshur me të bardha. Disa nga ata mjekë humbën jetën, dhe të gjithë të tjerët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve nga koronavirusi i mallkuar. Kështu këto tri ditët e fundit, unë, domethënë shpirti im, isha shumë afër vdekjes, nga armiku i paparashikueshëm Covid-19. Të dashur njerëz të mirë, ju betohem në emër të Zotit, mos mendoni se unë, si një sportist dhe kampion i madh, munda këtë armik të madh, jo, në asnjë mënyrë, kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk isha askush para virusit të mallkuar isha pa forcë dhe shpresë.” (sic) ka shkruar ai.

Tërstena thotë se shteti duhet t’i motivojë, dekorojë dhe shpërblejë ekipin mjekësor në Maqedoninë e Veriut për mundin dhe sakrificën gjatë pandemisë. /Telegrafi/

Advertisement

Tërstena shkruan nga spitali: Jam mirë, Zoti t’i ruaj mjekët dhe infermieret shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy