Tetë të infektuar të rinj me COVID-19 në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas pesë rasteve të djeshme me coroanvirus, në Dibër sot janë vërtetuar edhe tetë raste të reja.

“Ashtu siç paralajmëruam, numri i të infektuarve nga virusi i rrezikshëm po rritet, dhe kjo është pasojë e mosrespektimit të masave dhe protokolleve. Ju bëjmë apel qytetarëve dhe subjekteve juridike që t’i respektojnë rekomandimet, për shkak se vetëm ashtu mund ta mposhtim armikun e padukshëm”, shprehen nga Shtabi Komunal Operativ i Dibrës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ato po përsërisin se vazhdon të jetë numri i madh i qytetarëve të cilët me simptoma të coronavirusit po paraqiten në spitalin e Dibrës.

Ndryshe, me tetë rastet e sotshme, numri u përgjithshëm në Dibër u rrit në 193. Prej tyre 62 tashmë janë shëruar, gjashtë kanë humbur jetën ndërsa të tjerët mbeten raste aktive. Pjesa më e madhe janë me formë të lehtë të sëmundjes dhe po shërohen në kushte shtëpiake./Telegrafi/

Advertisement

Tetë të infektuar të rinj me COVID-19 në Dibër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy