Tetovë, 315 qytetarë janë përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në nëntë muaj të vitit në fushën e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, numri i shkeljeve në fushën e rendit publik dhe qetësisë është ulur në katër për qind në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga shërbimi analitik.

Sipas analizës, gjatë periudhës janar – shtator të vitit 2020 ka pasur 221 raste të shkeljeve të tilla, në të cilat janë përfshirë 315 persona.

“Numri më i madh i shkeljeve janë pastruar dhe rrumbullakësuar plotësisht me 230 kërkesa për fillimin e procedurave të shkeljes. Shumica e çrregullimeve të regjistruara kanë qenë në qytet dhe përfshinin meshkuj mes të cilëve edhe të mitur, ndërsa të tjerët janë kryesisht mbi moshën 25 vjeçare”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.

Më të shumtët në këtë periudhë kanë qenë sulmet fizike, përleshjet, qortimet, bërtitjet dhe sjellja e pahijshme, fyerja dhe nënçmimi i një zyrtari të autorizuar e të tjera. Përndryshe, vendet më të zakonshme për këtë lloj shkelje janë në rrugë dhe në objektet hotelerike.

Advertisement

Tetovë, 315 qytetarë janë përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë publike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy