minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Tetovë, digjet një banesë në afërsi të objektit të vjetër të UT-së - Struga.info


Tetovë, digjet një banesë në afërsi të objektit të vjetër të UT-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një banesë është djegur tërësisht në afërsi të objektit të vjetër të Universitetit të Tetovës, ndërsa disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frymëmarrjes së rënduar nga tymi, raporton Alsat.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:30 min, ndërsa në banesë nuk ka pasur banorë në momentin e shpërthimit të zjarrit, por përhapja e tymit nëpër pallat, ka bërë që të ndjehen keq banorët e hyrjeve tjera.

NJTZ ka intervenuar me tre makina kundër zjarrit dhe 9 zjarrfikës me ç’rast fillimisht janë evakuuar gjithë banorët e pallatit, ndërsa më pastaj, është lokalizuar edhe zjarri që ka shpërthyer në banesë. Sipas informatave të para, shkak i zjarrit ka qenë ngrohësja elektrike.

“Shumë shpejt zjarrin e kemi futur nën kontroll dhe kemi bërë evakuimin e banorëve nga banesat. Mendoj që u bë gjithçka ashtu siç duhet sepse nuk lejuam flakët e zjarrit të depërtojnë edhe nëpër banesa tjera”, tha Uka Aliti. komandant i NJTKZ.

Advertisement

The post Tetovë, digjet një banesë në afërsi të objektit të vjetër të UT-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy