Tetovë: Fillojnë problemet për pacientët me alergji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ardhja e stinës së pranverës, sjell me vete edhe shumë alergji. Kjo më së shumti reflektohet tek personat që kanë alergji ndaj gjelbërimit dhe pluhurit në ajër. Pikërisht ende pa filluar zyrtarisht stina e pranverës, tashmë mjekët njoftojnë se ka pacient që kërkojnë ndihmë. Deri në pesë pacient brenda natës kërkojnë ndihmë në repartin e Ndihmës së Shpejtë në Tetovë, thonë mjekët.

“Si zakonisht në çdo fillim të pranverës, kemi raste që paraqitjen me alergji, pra alergjitë sezonale, kryesisht kemi të bëjmë me alergjitë ndaj polenit. Gjatë një kujdestarie kemi patur katër apo pesë raste që kanë kërkuar ndihmë si pasojë e reaksionit alergjik. Rekomandojmë tek këta pacient që kanë problem me alergjitë që të jenë më të kujdesshëm dhe të kenë me vete edhe terapinë përkatëse. Nëse nuk kanë terapi në atë moment ata duhet që sa më shpejtë të kërkojnë ndihmë tek mjekët. Zakonisht kemi rritje të këtyre rasteve sidomos në pranverë, mirëpo nën përkujdesjen mjekësore këta raste mbahen nën kontroll”, thotë Besnik Mustafai, mjek.

Situata aspak nuk është më mirë tek mjekët amë. Edhe atje tashmë kanë filluar të paraqiten pacientët e parë që kanë probleme me alergjitë.

“Me fillimin e gjelbërimit, fillojnë të paraqiten edhe alergjitë sezonale të cilët prekin një numër të madh të pacientëve dhe tashmë kanë filluar të vijnë edhe pacientët e parë që kanë këta probleme. Këta pacient kanë probleme me lotim të syve, sekret të hundëve, tek një pjesë tjetër kemi edhe simptoma tjera siç janë problemet me lëkurën. Por, krahas kësaj, kemi edhe pacient që kanë problem edhe frymëmarrjes. Normal se këta pacient duhet që të marrin masa dhe të trajtohen, por ndonjëherë është shumë vështirë që të mbrohemi, sepse nuk mund të shmangim dot ambientet ku edhe ka polen apo gjelbërim. Shumë pacient që këtë e kanë kronika, marrin masa në kohë, por duhet kujdes sepse ka pacient të cilët e kalojnë edhe me më shumë vështirësi ngase problemet kalojnë edhe në pjesën e poshtme të organeve të frymëmarrjes” thekson Bekim Ismaili, mjek.

Advertisement

Por, në tërë këtë situatë, element pozitiv ka qenë mbajtja e maskës në kohën e pandemisë. Sipas mjekëve, mbajtja e maskës ka bërë që personat që kanë alergji të ndryshme të jenë më të mbrojtur.

“Në një farë mënyre pandemia ka ndikuar tek disa pacient të cilët vuajnë nga alergjitë të mbrohen pasi që kemi qenë të detyruar të mbajmë maska. Pra, maskat kanë bërë një filtrim dhe një numë të madh të pacientëve i kanë mbrojtur dhe tani mendojmë se do të bëhet praktike që këta pacient që vuajnë nga alergjitë do ta mbajnë maskën dhe do të jenë të mbrojtur nga alergjenet e ndryshme pasi që alergjia është e lidhu ngushtë me organet e frymëmarrjes”, pohon mjeku Bekim Ismaili.

Sipas mjekëve, alergjitë nuk zgjedhin moshë, ku më të ekspozuar janë fëmijët sepse nuk dinë të mbrohen. Por, sipas mjekëve, edhe moshat tjera nuk kursehen nga alergjitë sezonale. Ndryshimet në dinamikën e jetesës dhe me globalizimin, kanë filluar që të paraqiten edhe alergji nuk kanë qenë prezente më herët, ku sipas mjekëve, ndotja e ajrit, mënyra e ushqimit ndikon tek personat më të ndjeshëm që të preken edhe nga alergjitë./Koha.mk/

Tetovë: Fillojnë problemet për pacientët me alergji shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy